Vendosni fjalën kyçe....

Një i vdekur dhe 100 zjarre aktive në perëndimin e SHBA-së


Një person është vrarë nga një zjarr që ka shpërthyer pranë qytetit të Lyons në Kolorado, ndërsa rreth 100 zjarre të mëdha janë aktive në perëndimin e SHBA-së.

Zjarri në Stone Canyon ka djegur më shumë se 6 kilometra katrorë dhe vazhdon të jetë një kërcënim për zonat e populluara.

Një zjarr tjetër në afërsi të Denverit ka shkaktuar evakuimin e rreth 575 shtëpive dhe pritet të përshkallëzohet për shkak të temperaturave të larta./AP