Khalid Sheikh Mohammed, i akuzuar si organizatori i sulmeve të 11 Shtatorit 2001 nga Al-Kaida, ka pranuar fajin për aktet e tmerrshme që shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve.
Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet për drejtësi, pas më shumë se dy dekadash. Mohammed dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Walid bin Attash dhe Mustafa al-Hawsawi, do të paraqiten në një gjyq ushtarak në Gjirin e Guantanamos javën e ardhshme.
Marrëveshja paraprake parashikon që të tre të pranojnë fajësinë në një seancë dëgjimore që mund të zhvillohet javën e ardhshme në Gjirin e Guantanamos, Kubë. Avokatët mbrojtës kërkojnë që ata të dënohen me burg të përjetshëm, në vend të dënimit me vdekje.
Prokurorët kanë theksuar se marrëveshja është e nevojshme për të shmangur një gjyq të gjatë dhe të ndërlikuar. Ata kanë pranuar se ky zhvillim do të shkaktojë emocione të forta dhe reagime të përziera mes familjeve të viktimave./AP