Pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, ku presidenti Nicolás Maduro shpalli fitoren me 51% të votave përballë rivalit të tij Edmundo González, pronari i X, Elon Musk, ka akuzuar Maduron për “mashtrim të madh zgjedhor”. Në një postim në X, Musk e quajti Maduron një “diktator” dhe shprehu shqetësimin për integritetin e zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, Maduro i reagoi akuzave duke e quajtur Musk-un “armikun kryesor të paqes së Venezuelës” dhe duke e etiketuar atë si përfaqësues të “ideologjisë fashiste”. Në një koment për mediat sociale, Maduro paralajmëroi Musk-un të “kontrollojë veten”.
“Ai është përfaqësimi i ideologjisë fashiste, anti-natyrore, anti-shoqërore”, tha Maduro.
“Elon Musk është i dëshpëruar, kontrollojeni veten”, paralajmëroi ai.
Zyrtarët në Venezuelë kanë vonuar publikimin e të dhënave të detajuara të votave, duke nxitur shqetësime ndërkombëtare për transparencën e procesit zgjedhor. Në zgjedhje, opozita kishte shpresuar se votimi do të çonte në një ndryshim të mundshëm pas dështimeve të mëparshme për të rrëzuar Maduro-n përmes protestave.
The people voted overwhelmingly for Gonzalez https://t.co/OwTK3PxLIe
— Elon Musk (@elonmusk) July 31, 2024
Këto zgjedhje ishin ndër më të qetat dhe ishin konsideruar si një mundësi për të shmangur një përplasje të mëtejshme. Musk, i cili ka pasur përplasje të tjera me qeveritë e huaja, përfshirë një konflikt me një gjykatë të Brazilit për lirinë e fjalës, është përfshirë në këtë debat të ri ndërkombëtar.
Liderët globalë kanë shprehur gjithashtu shqetësime për transparencën e zgjedhjeve në Venezuela, duke kërkuar një hetim të plotë dhe të qartë të numërimit të votave./AP
I’m coming for you Maduro! 🚀💣
I will carry you to Gitmo on a donkey 🫏 https://t.co/RB5qltxsYI
— Elon Musk (@elonmusk) August 1, 2024
This is real pic.twitter.com/3KjTZiVJG0
— Elon Musk (@elonmusk) July 30, 2024