Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston pamje nga godinat e reja në Lanë: Kapitulli i ri i transformimit


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ndërtimi i godinave të reja që do të ofrojnë strehim për banorët që shpërngulen. 

Rama theksoi se ky projekt përfaqëson një kapitull të ri në transformimin e zonës së Lanës në Tiranë.  

Ai njoftoi se, përveç apartamenteve për strehim social, godinat do të ofrojnë shërbime dhe parkim në administrim shtetëror.  

Rama uroi qytetarët për një ditë të mbarë duke theksuar përpjekjet për përmirësimin e kushteve të jetesës. 

Postimi: 

MIRËMËNGJES dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë.