Policia e Shijakut ka arrestuar Myslim Markun, 38 vjeç, banues në Shetel, të dyshuar për zjarrvënie. Ngjarja ndodhi në fshatin Shetel, ku zjarri i ndezur nga Marku shkaktoi djegien e një sipërfaqe toke dhe 1000 pemëve ulliri.
Hetimet dhe veprimet operacionale të menjëhershme të Policisë ndihmuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve mundësoi neutralizimin e flakëve.
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të menjëhershme, të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u arrestua shtetasi:
– Myslim Marku, 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, konform parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.