Vendosni fjalën kyçe....

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt


Në protestën e 19-të që nisi sot para Bashkisë së Tiranës, qindra qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit denoncojnë korrupsionin dhe skandalet e ndodhura në këtë institucion, duke shprehur vendosmërinë e tyre për të larguar Veliajn nga pushteti dhe për të sjellë përpara drejtësisë.

Aktivisti Erges Eskiu e quajti Veliajn “hajdut të faktuar” dhe kërkoi që ai të japë llogari për aferat e lidhura me inceneratorët dhe dosjen “5D”, që ka çuar në arrestimin e disa drejtorëve pas hetimeve të SPAK-ut.