Nga 1 gushti, qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin do duhej të ishin në funksion.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Shqipëri pati deklaruar që emigrantët e parë do mbërrinin nga 1 gushti.
“Rendi publik brenda perimetrit të qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane dhe të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti 2024”, tha Meloni gjatë inspektimit të qendrave në Shëngjin më 5 qershor 2024.
Por ambasadori italian në Tiranë, Fabrizzio Buçi ka deklaruar e hapja ne kampit është shtyrë edhe për disa javë.
Shkak për këtë duket se janë bërë punimet shtesë.
Kujtojmë se kampi do të hapet në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni, ndërkohë që do të akomodojë 36 mijë emigrantë në vit.