Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni i SPAK-ut, sekuestrohen mbi 1 milion euro cash dhe 42 pasuri


SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin për goditjen e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc dhe Hajdar Çopja. Raportohet se të dy ndodhen jashtë Shqipërisë, njëri në Belgjikë dhe tjetri në Dubai.

SPAK njofton se në zbatim të urdhrit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar mbi 1 milionë euro dhe prova të tjera materiale.

Gjithashtu, është vendosur sekuestro preventive në 42 pasuri, përfshirë 38 prona të paluajtshme si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe 4 llogari bankare.

“Në zbatim të vendimit të Gjykatës është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin e mëtejshëm.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të gjykatës nr. 467, datë 29.07.2024, me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar  42 (dyzet e dy) pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 (katër) katësh dhe katër llogari bankare”, njofton SPAK ndër të tjera.