Vendosni fjalën kyçe....

Egnatia dhe Partizani eliminohen nga kualifikueset e Ligës së Konferencës


Egnatia dhe Partizani u eliminuan nga kualifikimet e Ligës së Konferencës.

“Demat e kuq” u ndalën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës nga skuadra gjeorgjiane, Iberia 1999.

Dueli i parë i zhvilluar në Gjeorgji vendosi gjithçka, me vendasit që triumfuan 2:0.

Në duelin e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Partizani nuk arriti më shumë se një barazim pa gola.

Nw sfidwn tjetwr, kampioni i Shqipërisë u mposht 0:2 në “Loro Boriçi” nga ekipi islandez, Vikingur Reykjavik.

Egnatia kishte triumfuar në ndeshjen e parë në udhëtim 0:1, megjithatë dështoi të ruante epërsinë nga dueli i parë.

Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytën ishin fatale për kampionin shqiptar.

Kështu, Egnatia e mbyll këtu garimin në garat evropiane, teksa Vikingur Reykjavik kalon në rrethin e tretë kualifikues.