Vendosni fjalën kyçe....

“Plumbi i Artë 2”/ Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO


 

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’. Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, akuzohet për ‘korrupsion’, si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë.

Fetahu ka qenë e shoqëruar nga policë dhe avokati i saj teksa hyri në GJKKO.

Bashkë me Fetahun është arrestuar edhe zv.drejtori i burgut të Bradasheshit Martin Musaj.

Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.