Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Himara: Vangjel Tavo do të hapë një kapitull të ri për himariotët


Kryeministri Edi Rama, ndërsa ishte i pranishëm në Himarë, ku shprehu mbështetjen e plotë ndaj kandidatit të PS-së, Vangjel Tavo, për kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 4 gusht.

Rama tha se me Vangjel Tavon Himara do të hapë një kapitull të ri bashkëjetese demokratike mes himariotëve.

Ndërsa nuk ka kursyer ironitë, Rama tha se Vangjelët e gabuar mund të shkojnë në Himarë për plazh, por nuk do të kenë shans të ndezin zjarr në këtë bashki.

Rama tha se ata që duan të marrin pushtetin këtu duan që të bëjnë atë që akuzojnë të tjerët.

“Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Që kur ishte në PS ku s’bën fushata, ku bën komunikim me njeriun deri më derë e prag më prag. Me Ruçin është rritur, kur u bë i madh tha ç’më duhet mua PS, e tani u kthye prapë për Himarën. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh bashkë. Kjo që ka ndodhur është një mundësi e madhe në aspektin për ta parë perspektivën duke kuptuar edhe arsyet përse kanë dashur dhe për ta vënë emrin Himarë e himarjot kryefjalë.” Tha Rama.

Në krah të Tavos dhe Blendi Klosit, Rama iu përgjigj edhe njëherë akuzave për grabitjen e pronave në Vuno, tha se ishte një kazan në Greqi që e nisi, për ta vazhduar më pas një kazan në Tiranë.

‘Kishte dal një kazan atje në Greqi, nga një kazan këtu. Rama ka grabitur pronat. Po i tregoja historinë se është e bukur shumë, kaq domethënëse për të gjithë situatën. Pjesa e Kolekajve është nga këtu dhe kam pasur edhe ata pjesët e tyre me dokumente. Unë ua kam thënë dem baba dem, nuk marr pjesë në këtë s’më interesojnë. Kur shkon në botën tjetër, hipoteka, paratë në xhep dhe kartat e kreditit nuk funksionojnë, puna është ca lë mbrapa.’

Duke folur për çështjen e pronave në Himarë, Kryeministri theksoi se e problemi kryesor këtu është se procesi ka qenë shumë i fragmentarizuar, njerëzit nuk kanë qenë këtu, por askush nuk duhet ti besojë sekserëve.

Përsa i takon turistëve, Rama tha se jo vetëm nuk ka rënie, por krahasuar me vjet, turistët e huaj janë rritur 150 %.

Ku ëhstë problemi? Patjetër që në vende të caktuara si në Palasë apo Ksamil, ka pasur një kërcim të çmimeve, por kjo është çështjes e tregut në fund fare. Ti e synon pastaj ta jep tregu kokës. Çështja kryesore është se hotelet janë super plot, ndërkohë numri i restoranteve është rritur shumë më tepër se ai i shtretërve. Dhe restorantet që kanë tërhequr shumë njerëz me parë ia kanë hequr vetes, pasi kanë gjetur oferta të reja. Ky është fakt”, tha Rama.