Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi në Elbasan


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bradashesh të Elbasanit, ku punonjësi i një firme ndërtimi, L. B., 54 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë punës për rikonstruksionin e një godine.

Sipas njoftimit të policisë, L. B. ndodhet aktualisht në kujdesin e mjekëve. 

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Bradashesh, dyshohet se gjatë punës për rikonstruksionin e një godine, ka rënë nga lartësia punonjësi i një firme ndërtimi shtetasi L. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve.