Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina në Orikum, 12-vjeçarja transportohet në spital


Një mjet ka përplasur një 12-vjeçare në Orikum të Vlorës., e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.