Banorët e zonës Thumanë-Kashar organizuan protestën e rradhës ditën e sotme duke kërkuar akses në autostradën e re siç parashikohej në projektin fillestar me 4 nyje lidhëse.
Protesta ka nisur rreth orës 18:15 dhe disa qindra qytetarë bllokuan të dy akset e autostradës. Policia arriti të largojë protestuesit dhe të zhbllokojë qarkullimin në orën 19:00.
Deputetja demokrate Andia Ulliri ka kërkuar që ARRSH dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku të ofrojnë përgjigje dhe të zgjidhin problemet e krijuara për 85 mijë banorët e zonës.