Vendosni fjalën kyçe....

Biden: Vrasja e Haniyeh nuk ndihmon përpjekjet për armëpushim


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur shqetësim për mundësinë e përshkallëzimit të dhunës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se vrasja e liderit të lartë të Hamasit në Iran “nuk ka ndihmuar” përpjekjet për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas.

Biden ka njoftuar se do të ketë një bisedë të drejtpërdrejtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të enjten, duke kërkuar që të shihen përparime në drejtim të një armëpushimi.

Netanyahu ka deklaruar se Izraeli është i vendosur të arrijë një “fitore totale” kundër Hamasit.

Vrasjet e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran dhe të komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukur, në Bejrut, rrezikojnë të përshkallëzojnë konfliktin në një luftë më të gjerë rajonale, me Iranin që kërcënon të reagojë pas këtyre sulmeve. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje për armëpushim si mënyrë për të ndaluar ciklin e dhunës dhe vuajtjes./AP