Një studim i ri tregon se sistemi i rëndësishëm i qarkullimit të oqeanit “Qarkullimi i Përmbysjes së Meridimit të Atlantikut (AMOC)”, mund të shkatërrohet në fund të viteve 2030, duke sjelle pasoja të mëdha për klimën globale.
“Kjo është vërtet shqetësuese,” tha René van Westen, një studiues detar dhe atmosferik në Universitetin e Utrecht në Holandë dhe bashkëautor i studimit.
“Të gjitha efektet anësore negative të ndryshimeve klimatike antropogjene, ato do të vazhdojnë me më shumë valë të nxehti, më shumë thatësira, më shumë përmbytje,” tha ai për CNN.
Sistemi AMOC, që ndihmon në shpërndarjen e ujit të ngrohtë dhe kripës në Atlantik, është i dobësuar nga temperaturat në rritje dhe shkrirja e akullit. Studiuesit parashikojnë se kolapsi mund të ndodhë mes 2037 dhe 2064, me një probabilitet të lartë përpara vitit 2050.
Nëse ndodh, ky kolaps do të ndikonte në mënyrë drastike në klimën globale: Evropa dhe Amerika e Veriut do të përjetonin një rënie të temperaturave, akulli i Arktikut do të avanconte në jug, dhe Amazonia do të ndryshonte sezonet e saj të thatësirës dhe reshjeve.
Ekspertët paralajmërojnë se ky është një rrezik i madh dhe kërkojnë masa për të parandaluar një krizë të tillë, duke theksuar se ndoshta nuk janë marrë parasysh të gjitha ndikimet, si shkrirja e akullit të Grenlandës.