Berat Gjimshiti vazhdon të jetë i pavendosur nëse duhet të braktisë futbollin europian për të përfituar financiarisht shifra të çmendura, apo nëse do të vazhdojë të luajë te Atalanta, ku është kthyer në një nga liderët e bergamaskëve që do të përfaqësohen edhe në Ligën e Kampioneve.
Ekipi i Al Rayyan është i gatshëm t’i ofrojë mbrojtësit shqiptar një kontratë 3-vjeçare, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon, sipas mediave italiane.
Ndërkohë, Atalanta mund të përfitojë rreth 15 milionë euro për shitjen e tij.
Megjithatë, Gjimshiti theksohet se nuk ka vendosur ende, pasi është në dorën e tij për të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen.
“Por hipoteza në fjalë, po ftohet pak nga pak. Aktivizimi apo jo i Gjimshitit ndaj Parmës në miqësore, do të jetë një sinjal i rëndësishëm.
Nëse Gasperini do ta lërë në pankinë si në ndeshjen ndaj AZ Alkmar, atëherë do të thotë se gjërat janë ende në diskutim”, shkruan gazeta e njohur sportive italiane për kapitenin e Kombëtares shqiptare.