Pavarësisht problematikave të shfaqura me qytetarë të cilët nuk u lejuan të votojnë për shkak se i janë skaduar kartat e identitetit, për kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, procesi gjatë dy orëve të para nuk ka regjistruar asnjë incident të dukshëm.
Ai thekson se nuk ka pasur asnjë problematikë dhe procesi do mbyllet sipas orës së parashikuar, 19:00 dhe po vijon procesi i votimit në të 36 qendrat e Bashkisë Himarë.
“Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.
Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi në rrjetin social Facebook.
Për bashkinë po garojnë biznesmeni Petro Gjikuria nën siglën e opozitës dhe ish-prefekti Vangjel Tavo nga shumica.