Nga burgu Fredi Beleri ka reaguar për zgjedhjet në Himarë.
Ai thotë se me zemër në është Himarë dhe se mendimet e tija janë me të gjithë ata që kanë qëndruar përballë metodave të puçit parademokratik.
Ai i uron suksese Petro Gjikurias.
Zemra ime sot është në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë luftën përfundimtare për Demokracinë dhe të drejtat e tyre. Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj prej 425 ditësh, mendimet e mia gjithë ditën do të jenë me vëllezërit e mi dhe të gjithë ata që kuptojnë se shteti ligjor dhe demokracia janë të panegociueshme. Me të gjithë ata që më kanë shprehur simpatinë dhe më kanë qëndruar pranë kësaj kalvari. Me të gjithë ata që nuk u përkulën përballë metodave të puçit dhe logjikës parademokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.
Suksese nga zemra Petros Gikouria. Jam i sigurt që duart e tij do ta udhëheqin të sigurt Bashkinë tonë ditën e nesërme”-shkruan Beleri.