Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 31-vjeçari në Mirditë


Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në kuadër të operacionit “Territori i pastër” në fshatin Kujt në Fan të Mirditës.

31-vjeçari V.N po kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi të kultivuara në zonën pyjore.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 4 kilogramë lëndë narkotike kanabis të paketuara gati për shitje, jelek antiplumb, fenelina dhe një armë gjahu.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasit F. Gj., 48 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Fan dhe Sh. M., 57 vjeç, me detyrë specialist i pyjores. Këta shtetas dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre funksionale në zonën që mbulojnë.