Vendosni fjalën kyçe....

ID-të e skuaduara/ Balla i paralajmëroi qytetarët për rinovimin e mjeteve të identifikimit


Disa qytetarë në Himarë kanë pretenduar se janë duke u privuar nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë.

Kjo, pasi ata janë shfaqur përpara kutive të votimit me mjet identifikimi të skaduar, duke pretenduar se koha nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri tani nuk është e mjaftueshme për rinovim.

Por, për këtë problem, qytetarët janë paralajmëruar më herët nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla që ka bërë dhe informuar qytetarët për t’i paraprirë situatës.

Me anë të një deklarate publike më datë 22 korrik 2024, ish-ministri i Brendshëm Balla, iu ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisje me kartë identiteti.

Po ashtu, ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe gjithashu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikohej më datë 1 gusht, mund ta merrje kartën e re më 3 gusht.

 

 

Postimi i ish-ministrit Taulant Balla më 22 korrik:

IdentiTek 📍 Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën dhe të dielën 27-28 Korrik dhe të shtunën 3 Gusht. Çdo aplikim për letërnjoftim që do të bëhet në Himarë para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri më 3 gusht. Nuk do të presë 2 javë por do të pajiset me letërnjoftim para 4 gushtit, mjafton të aplikojë.

🛜 Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, Identitek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit.

🛜 Aplikimi me kupon të përshpejtuar mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjëndjen civile të themi e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument.