Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Himara u mbajt nën rrethim për 1 vit, shantazhe mbi të punësuarit dhe bizneset


Deputeti i PD Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Himarë, ku fitoi socialisti Vangjel Tavo.

Noka shprehet se Rama e mbajti Himarën nën terror për një vit. Sipas tij, Ramës i duheshin bregdeti dhe tokat në jug.

Flamur Noka: E mbajti të rrethuar për një vit Himarën. E mbajti nën terror për një vit Himarën. Hordhitë e pushtetit i lëshoi ​​mbi të duke bërë shantazh çdo të punësuar e çdo biznesi, duke kërcënuar çdonjërin dhe blej 500 Euro votën. Vetë në krye të ministrave shpërndau tapi e sekserët qeveritarë premtonin leje e zhvillim pronash. Nxori analistë e banaliste që të nxisnin urrejtjes.” shkruan Noka.