Vendosni fjalën kyçe....

Një leje ndërtimi për resort mund të implikojë kryeministrin në aferë


 

Një lejë për ndërtim resorti e firmosur nga kryemistri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku, dhe ish-shefja e KKT-së, Ledja Tota, orienton për një implikim të tyre dhe manipulim të dokumentacionit.

Sipas dokumenteve të publikuara sot nga portali Prapaskena, leja për resort i është dhënë kompanisë Golden Key, në 17 mars 2021, ndërsa vet kompania, rezulton se është themeluar katër muaj më vonë, në datën 19 korrik 2021.

Sipas portalit Prapaskena, 2 personat që kanë themeluar këtë kompani, janë lidhje të afërta të mogulit mediatik shqiptar Aleksandër Frangaj.

 

Lexoni shkrimin e plotë të portalit Prapaskena