Vendosni fjalën kyçe....

Beleri nga qelia: Skandali me zgjedhjet në Himarë shkon përtej manipulimit


Nga qelia e burgut, Fredi Beleri ka lëshuar akuza të rënda ndaj procesit zgjedhor për kryetar bashkie në Himarë, ku kandidati socialist Vangjel Tavo shpallet fitues. Në një reagim, Beleri akuzon KQZ-në për skandal dhe shkelje të ligjit, duke theksuar se, pavarësisht vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të tij, ai ligjërisht vazhdonte të ishte i zgjedhur.

Ai e cilëson situatën si një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, duke përmendur se zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të jashtëligjshme dhe antikushtetuese. Beleri apelon për një fazë të re opozitare dhe shpall se Himara, Lukova, Nivica dhe Dhërmiu nuk janë nënshtruar ende.

Te nderuar miq, Himariote !

Skandali i zgjedhjeve ne Himare shkon pertej manipulimeve dhe vjedhje te zakonshme. Ky skandal ka kapercyer tashme kufijte e ligjit dhe ka perdhosur Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor.

Sipas nenit 133 te K.Pr.Administrative ankimi administrativ ndaj vendimit te KQZ pezullon ekzekutimin e tij, deri ne njoftimin e vendimit te ankimit.

Ankimi eshte paraqitur perpara dates se zgjedhjeve dhe vendimi akoma nuk eshte marre nga KAS dhe rrjedhimisht as eshte njoftuar, pra ekzekutimi i vendimit te KQZ eshte i pezulluar, qysh perpara zgjedhjeve dhe akoma aktualisht.

Ne keto kushte, mandati i Fredi Belerit nuk eshte ende i pavlefshem ligjerisht sado e pabesueshme mund te tingelloje dhe as sjell efekte vendimmarrja per nderprerjen e parakohshme te ketij mandati.

Ligjerisht nuk ka ende vakance, por zgjedhjet u zhvilluan, duke u zgjedhur tjeter kryetar Bashkie.

Ky precedent sa i pabesueshem dhe aq antiligjor e antikushtetues eshte prova me e madhe qe zjedhje te lira nuk ka me dhe me kete regjim, nuk ka shprese te ndodhin.

Nje faze e re e opozitarizmit duhet te njgjizet sa me shpejt ….

Mosbindje dhe perbuzje per hajdutet e votave ..

Lajmi i mire i vetem eshte qe Kalaja e Himares, e Lukoves e Nivices dhe Dhermiu nuk jane mposhtur akoma !

Burrat e Himares nuk jane gjunjezuar ende !