Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Finiq, përparon drejt parkut arkeologjik, kërkohet ndërhyrja nga ajri



Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fshatin Finiq dhe është përhapur komplet në faqen e malit drejt parkut arkeologjik të Finiqit, në Sarandë.

Era e fortë po përhap flakët me shpejtësi drejt banesave të fshatit Shijan dhe zonave të tjera.

Forcat zjarrfikëse nga Saranda, bashkia e Finiqit por dhe Delvinës ndodhen në vendngjarje por terreni është shumë i vështirë, pasi  kemi të bëjmë me një faqe mali dhe kërkohet ndihma për ndërhyrje nga ajri.

Flakët kanë përfshirë parkun arkeologjik të Finiqit 9 km në lindje të qytetit të Sarandës, mesditën e sotme.

Ndërkohë zjarri po përparon drejt banesave  të fshatit Shijan

Qyteti antik mori statusin Park Arkeologjik Kombëtar në vitin 2005. Ai ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës.