Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua me thikë në zemër, vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali


Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare ka shpërthyer në një tragjedi mbrëmjen e së mërkurës në Tavullia, provinca e Pesaro Urbinos. Gjatë një debati të dhunshëm, Dritan Idrizi, 38 vjeç, u godit me thikë për vdekje. Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për ta shpëtuar në spitalin Cattolica, ai vdiq si rezultat i tre goditjeve në gjoks.

Përleshja ka ndodhur në rrugën që lidh Tavullian me San Giovanni në Marignano, ku Idrizi, i shoqëruar nga shokë të armatosur me shkopinj dhe hekura, kishte shkuar për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare prej 5,000 eurosh në lidhje me punë ndërtimi. Situata degjeneroi shpejt, me përdorimin e thikës pas përleshjeve dhe goditjeve të tjera.

Gjatë përleshjes janë plagosur gjithashtu tre persona të tjerë. Në këtë moment nuk ka të arrestuar, por karabinierët e Pesaros janë angazhuar në hetimet për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rëndë./ADN24