Vedat Muriqi po përgatitet të largohet nga Mallorca pas katër vitesh në La Liga dhe të rikthehet në Turqi. Sulmuesi i Kosovës, i cili ka qenë një lojtar kyç për skuadrën spanjolle gjatë dy sezoneve e gjysmë, është lidhur me një rikthim në Superligën e Turqisë këtë verë.
Sipas raportimeve nga Aksam, Muriqi ka arritur një marrëveshje për t’u transferuar te Besiktasi me një kontratë dyvjeçare. Në rast se Besiktasi nuk mund të finalizojë blerjen e sulmuesit 30-vjeçar nga Prizreni, ekziston mundësia që ai të transferohet në huazim.
Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën “pirati” kosovar.