Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet aeroplani me 62 persona në bord në Sao Paulo të Brazilit – Video


Një aeroplan me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo.

Aeroplani turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, tha linja ajrore Voepass.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që zbriste vertikalisht, duke bërë spirale teksa binte.

Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo se si është situata aktuale e njerëzve në bord”, tha linja ajrore në një deklaratë, sipas BBC.

Autoritetet lokale thanë se avioni u ul në një ndërtesë banimi.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe spitalet lokale janë alarmuar