Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen flakët në Qafë Shtamë, digjen dhjetëra hektarë pyll


Ditën e sotme, disa vatra zjarri janë riaktivizuar në Qafë- Shtamë të Matit.

Si pasojë e flakëve, bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë pyll.

Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.

Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.