Një 27-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë kolegun në një fast-food në Dhërmi.
Policia po punon për kapjen e shtetasit E.Sh banues në Tiranë pasi dyshohet se plagosi kolegun e puinës 29-vjeçarin me iniciale A.M që është jashtë rrezikut për jetën.
“Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.