Këngëtari me famë botërore Jason Derulo pas koncertit të zhvilluar në Tiranë është kapur duke kaluar momente në resaturantin luksoz në Tiranë, Arka Rooftop.
Derulo i cili me muzikën e tij të njohur dhe dëfryese kënaqi të pranishmit në koncertin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet është kapur nga fotografët duke darkuar i shoqëruar në ambientet e lokalit që ndodhet në një nga zona elitare që sheh Tiranën “në pëllëmbë të dorës”.
Shqipëria i ka lënë përshtypje këngëtarit pasi ai është shprehur më herët se përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia për të këtu është ushqimi i mirë.
Muzikanti, 35 vjeçar është i njohur për hitet si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”, e shumë këngë të tjera.