Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me motomjetin në aksin Fier-Seman, humb jetën një person


Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor duke i shkaktuar dëmtime të rënda drejtuesit të tij, Vladimir Sema.

64-vjeçari nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën. Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.