Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria fiton medaljen e dytë në Lojërat Olimpike


Shqipëria siguron medaljen e dytë në Lojërat Olimpike.

Këtë herë ishte prapë një mundës edhe ai i natyralizuar si shqiptar që i dha medaljen e dytë të bronztë Shqipërisë.

Islam Dudaev fitoi medaljen e bronztë kundër hungarezit Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë.

29-vjeçari një ditë më para u eliminua në çerekfinale, por për shkak se kundërshtari shkoi deri në finale u rikualifikua dhe sot kishte dy ndeshje për medaljen e bronztë. Fillimisht përballja kundër amerikanit u anulua pasi kundërshtari ishte mbi peshë, ndërsa në ndeshjen e medaljes Dudaev arriti të fitonte 13-12 kundër hungarezit.

Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë.