Vendosni fjalën kyçe....

Flakë e tym në të dyja anët e Rrugës së Kombit në Fushë Milot


Një zjarr ka rënë në të dyja anët e Rrugës së Kombit në Fushë Milot.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrave të zjarrit.

Zjarri po i afrohet disa banesave pranë rrugës, ndërsa ende janë të paqarta shkaqet e rënies së tij.

Ndërkohë dhe lëvizja e automjeteve është bërë tejet e vështirë për shkak të shtëllungave të tymit që kanë bllokuar plotësisht fushëpamjen e tyre.