Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në Parkun Kombëtar të Tomorit, digjet kurora me pisha


Një tjetër vatër e rrezikshme zjarri ka rënë në parqet kombëtare në vend.

Pasditen e sotme (12 Gusht), rreth orës 14:00, njoftohet se një vatër zjarri është hasur në zonën e Parkut Kombëtar të Tomorit në Berat (pjesa e Skraparit), duke djegur kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.