Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Hasani pret të ngarkuarën me punë, Nancy VanHorn: Mirënjohje Shqipërisë që mbështet nismat rajonale të sigurisë


Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani priti sot në zyrë të ngarkuarën me punë të SHBA, Nancy VanHorn

Sipas ambasadës amerikane, VanHorn dhe Hasani diskutuan lidhur me bashkëpunimin e SHBA dhe Shqipërisë për çuarjen më tej të interesave të përbashkëta.

Gjithashtu VanHorn shprehu në emër të SHBA, mirënjohje ndaj vendit tonë për mbështetjen ndaj SHBA në nismat rajonale të sigurisë., si dhe u rikonfirmua partneriteti mes dy vendeve.

Nancy VanHorn zëvendësoi në këtë detyrë si e ngarkuar me punë nga SHBA, David Wisner i cili u largua nga Shqipëria në fund të korrikut.

‘E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.’ – shkruan ambasada.