Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut


Flakët në Parkun Kombëtar të Tomorit po përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut, një vend i shenjtë për besimtarët bektashinj.

Vatra e zjarrit është në zonën e “Majës së Çukës,” ku çdo vit mbahet pelegrinazhi i përvitshëm.

Aktualisht, flakët po afrohen drejt Teqesë së Kulmakut, e cila pret mijëra besimtarë nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Në vendngjarje janë 14 punonjës me mjete rrethanore dhe pompa shpine që po luftojnë me flakët.

Sipas drejtorit ADZM, Fatos Nako era e fortë favorizon zjarrin.

Sakaq, shton se forcat ndodhen në terren dhe po mundohen të vënë në kontroll zjarrin, ndërsa grupi i zjarrfikësve nuk arrin dot me automjete dhe janë të detyruar të përdorin mjete rrethanore.