Vendosni fjalën kyçe....

I vuri tritolin lokalit në Velipojë, në pranga një nga autorët

Policia e Shkodrës ka arrestuar 28-vjeçarin Erison Gjeka, i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në një lokal në fshatin Rrjoll, Velipojë.

Ngjarja e ndodhur më 30.07.2024 kishte shkaktuar dëme materiale në bar-restorantin e pronarit A. D.

Gjeka, i cili ka precedent të theksuar kriminal për krime kundër personit dhe pronës, është kapur dhe vënë në pranga si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër.

Policia vazhdon kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar në këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Rrjoll, ku iu vendos lëndë eksplozive lokalit në pronësi të shtetasit A. D.. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të vendosjes së lëndës eksplozive.

28-vjeçari i arrestuar, Erison Gjeka, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës. Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pronës të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, Velipojë.