Vendosni fjalën kyçe....

Studimi “Shtesa e vdekjeve”, mjeku Edvin Prifti: Vdekjet e shkaktuara nga vaksinat Covid19 në 78 vende arrijnë në 16.9 milionë


Mjeku Edvin Prifti i është rikthyer sërish dyshimeve ndaj pandemisë Covid19 dhe vaksinimit që u bë në masë të gjerë për të parandaluar këtë pandemi.

Këtë herë mjeku Prifti sjell analizën e një studimi të një profesori kanadez të titulluar “Shtesa e vdekjeve”, i cili ka për qëllim të nxjerrë vdekjet qe s’duhet të ndodhnin për periudhën 2021-2023, në 125 vende të planetit.

Sipas Priftit, duke qenë se në këto vende jetojnë pothuaj 2.6 miliardë njerëz, përfundimet e studimit nxjerrin se shtesa e vdekjeve është 31 milion vdekje më shumë.

Gjithashtu mjeku Prifti thotë se vdekjet shtesë të shkaktuara nga vaksinat anti Covid19 me mRNA dhe ADN apo vaksinat gjenetike vetëm në 78 vende rezultojnë të jenë 16.9 milion vdekje shtesë.

“Në Luftën e II Botërore u vranë 50 milion njerëz. Kush e gjen ndryshimin midis cfarë po ndodh dhe asaj që ka ndodhur?! Ishte gabim apo qëllim në vetvete?!” shprehet Prifti.

Prifti vendos në dispozicion edhe studimin e plotë për këdo. (lexo këtu)

Postimi i Edvin Priftit:

Sapo perfundova analizen e nje studimi te prof Rancourt ne Kanada, nje studim 521 faqe i sapo publikuar. Studimi analizon ate qe quhet “shtesa e vdekjeve” ne 125 vende te planetit, pra vdekjet qe sduhet te ndodhnin per periudhen 2021-2023. Ne vendet e analizuar jeton afersisht 1/3 e planetit afersisht 2.6 miliard njerez. Rezultatet jane te jashtezakonshme!

  1. Shtesa ne vdekje eshte afersisht 31 milion vdekje me shume.
  2. Vdekjet shtese te shkaktuara nga vaksinat anti Covid19 me mRNA dhe ADN apo vaksinat gjenetike vetem ne 78 vende rezulzojne te jene 16.9 milion vdekje shtese!

Konkluzionin mund te nxjerre secili. Gjithashtu ju ftoj ta lexoni studimin e plote per ata qe kane kuriozitet!

Ne Luften e II Boterore u vrane 50 milion njerez. Kush e gjen ndryshimin midis cfare po ndodh dhe asaj qe ka ndodhur?! Ishte gabim apo qellim ne vetvete?! Njerezimi do i jape pergjigje shume shpejt. Sa kohe kalon aq me teper une jam me i qarte se kurdohere se sa e rendesishme ka qene goditja e atyre qe kundershtonin me logjike shkencore te cilet u ekzekutuan, u helmuan, “u vetvrane” apo u burgosen me akuza te paqena perfshire edhe vende te civilizuara dhe demokratike?!

Studime te tjera do te ndjekin pasi mjeket do bejne c eshte e mundur te shpetojne jeten. Prandaj me aq sa une mund te them, luftoni per jeten, shpetojeni ate, sakrifikohuni per ate. Eshte e vetmja e vertete sublime qe disponojme, sado e bukur apo e shemtuar qe ajo mund te jete!?

 

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti