Në protestën e banorëve të zonës së Krujës dhe Fushë Krujës ku kalon autoudha Thumanë-Kashar ka pasur tensione me policinë.
Banorët kanë gjuajtur me gurë në drejtim të forcave të rendit ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës.
Disa protestues i kanë vendosur zjarrin shkurreve aty pranë ku është dashur edhe thirrja e zjarrfikëses e cila po punon për fikjen e flakëve.
Po ashtu raportohet se disa nga protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt forcave të policisë.