Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vrisnin 43 vjeçarin në Postribë, 3 të arrestuar, 3 në kërkim


Policia e Shkodrës zbardh tentativën e vrasjes me armë zjarri të 43 vjeçarit Çel Shabaj. Tre persona janë arrestuar ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ngjarja u shënua rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë.

I plagosuri me autorin kanë cekur automjetet në aksin rrugor dhe më pas kanë dalë nga makina duke debatuar me njëri tjetrin. Autori më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Shabajn në këmbë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:

vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;

shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.

Materialet në prokurorinë e Shkodrës u referuan për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shabaj është plagosur në këmbë