Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Gonxhja: 251 693 vizitorë në parqet arkeologjike nga janari deri në korrik


 

251 693 vizitorë kanë vizituar Parqet Arkeologjike të vendit tonë nga muaji janar deri në korrik.

Kjo është një rritje me +44,9% krahasuar me vitin 2023.

Lajmin e dha ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se, listën e parqeve më të vizituara e kryeson Parku Arkeologjik Shkodër me 85,806 vizitorë, duke u pasuar nga Parku i Butrintit me 84,742 vizitorë dhe Parku Arkeologjik Apoloni me 68,469 vizitorë.

Gonxhja theksoi se, ka ende shumë për të bërë për miradministrimin, monitorimin dhe kontrollin e parqeve arkeologjike.