Dy vatra zjarri janë shfaqur sërish në malin e Tomorit, në zonën e pyllit me pisha, në vendin e quajtur shtegu i Jahupit.
Zjarri fillimisht ka nisur nga shkurret e thata dhe, favorizuar nga era, është përhapur me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha.
Flakët po djegin drurë dhe shkurre në të gjithë zonën me pyje, duke krijuar një situatë të rrezikshme.