Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci prej një viti është duke ndërtuar në Facebook qytetin Isuf Sokoli.
Që prej 6 tetorit të vitit të kaluar kur njoftoi fillimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut të pallateve, Benet Beci nuk po ndalet në fushatën e tij për të promovuar punimet e tij a thua po ndërton një qytet të tërë dhe jo një bllok pallatesh në rrugën me emrin “Isuf Sokoli.
Ai prej një viti poston vazhdimisht në Facebook ecurinë e punimeve ku zakonisht në vende si Kina apo Hollanda kjo kohë nevojitet për të ndërtuar një qytezë apo qytet të tërë dhe jo një bllok të një rruge në Shkodër.
Gazetari Isuf Myzyraj ka mbledhur në një kolazh postimet e njëpasnjëshme të Benet Becit nga promovimi i punimeve për ndërtimin e qytetin në Facebook me emrin Isuf Sokoli.
Plot 6 postime ka postuar Beci në rrjetin social për të treguar se është duke punuar me bllokun ndoshta deri sa të mbushin një vit punimet priten ende postime të tjera nga kryebashkiaku i Shkodrës.