Vendosni fjalën kyçe....

Rusia pretendon se operacioni i Ukrainës në Kursk ishte planifikuar me NATO-n dhe Perëndimin


Një ndihmës i Kremlinit ka pohuar se NATO dhe Perëndimi ishin të përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin e sulmit të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Duke folur për gazetën Izvestia, Nikolai Patrushev tha se deklaratat e SHBA që thonë se ata nuk ishin të përfshirë ishin “të pavërteta”, raporton BBC.

Shtëpia e Bardhë thotë se Ukraina nuk dha njoftim paraprak për inkursionin e saj dhe se Uashingtoni nuk kishte asnjë përfshirje

Ndërkohë Ukraina ka ngritur një zyrë ushtarake brenda Rusisë, e cila thotë se do të “plotësojë nevojat imediate” të popullsisë në zonë.