Vendosni fjalën kyçe....

Kosova voton më 9 shkurt


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur 9 shkurtin 2025 si datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Më herët, partia që qeveris vendin Vetëvendosje kishte propozuar 2 shkurtin si datën e zgjedhjeve ndërsa tre partitë kryesore të opozitës, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kishin propozuar 26 janarin.

“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga Osmani.

Qeveria e Albin Kurtit është e para që prej shpalljes së pavarësisë që përfundon mandatin katërvjeçar.