Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon SPAK-un: Organizatë kriminale, terroriste, gjobëvënëse


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka përsëritur sot akuzat ndaj SPAK-ut dhe drejtuesit të tij Altin Dumani.

Në një takim me strukturat në Pogradec, ai e quajti SPAK-un organizatë kriminale, terroriste e gjobëvënëse.

“SPAK është organizatë kriminale, të paktën që nga drejtimi i Dumdumanit, është organizatë terroriste gjobëvënëse.” – tha Meta.

Edhe më herët, kreu i PL-së ka sulmuar SPAK-un dhe kreun Dumani duke e akuzuar këtë të fundit si shërbëtor të kryeministrit Rama dhe mbrojtës të krimeve të këtij të fundit.