Vendosni fjalën kyçe....

Basha dorëzon “Range Rover”-in në PD


Lulzim Basha ka dorëzuar në selinë blu makinën Range Rover që përdorte gjatë kohës që ishte kryetar i PD-së.

Pas humbjes së vulës dhe logos së partisë me vendimin e Gjykatës së Apelit, Basha ka dorëzuar çelsin e fuoristradës.

Në disa raste gjatë fushatave zgjedhore, Basha, i entuziazmuar nga mbështetësiut, është parë duke u ngjitur mbi kofanon e makinës “Range Rover”.

Nuk dihet sa kohë do qëndrojë pa lëvizur makina nga vendi ku është parkuar duke qenë se kreu i PD-së Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për privatizmin e terreneve të ish-klubit Partizani, çështje për të cilën po hetohet edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.