Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi izraelit vret 7 anëtarë të së njëjtës familje, Blinken zbarkon në Gaza për armëpushimin


Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u vranë në një sulm ajror izraelit në Gazën qendrore të dielën, thanë zyrtarët mjekësorë, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zbarkoi në Izrael për të nxitur një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh.

Gjashtë fëmijë dhe nëna e tyre u vranë në sulmin ajror në një shtëpi në Deir al-Balah të dielën, sipas spitalit Al-Aksa. Babai i fëmijëve u plagos, tha një zëdhënës i spitalit.

Ndërsa lufta në Gaza është ndezur, Blinken zbarkoi në Izrael të dielën mbrëma, ku, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë të administratës, “do vijojë të theksojë rëndësinë e realizimit të kësaj marrëveshjeje”.

Diplomati i lartë amerikan do të takohet të hënën me kryeministrin Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe presidentin Isaac Herzog, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit. Pas takimeve të tij në Izrael, Blinken do shkojë të martën për në Egjipt me Kajron që ka qenë një negociator kyç në bisedimet e armëpushimit.

Sulmi i ri në Gaza vjen vetëm një ditë pasi një sulm izraelit vrau të paktën 15 njerëz, të gjithë nga e njëjta familje, në zonën al-Zaëayda të Deir al-Balah në Gazën qendrore. Nëntë fëmijë ishin në mesin e të vrarëve, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.