Një turist italian 19-vjeçar ka humbur jetën të dielën në spitalin e Shkodrës pas një aksidenti me Jet Ski në plazhin e Velipojës.
Nicola Lorio po kryente manovra bashkë me një tjeër turist italian por dy mjetet janë përplasur duke i kushtuar jetën të riut italian.
Viktima pësoi dëmtime të forta në kokë dhe nuk arriti dot të mbijetojë duke humbur jetën në spitalin e Shkodrës. Në pranga ka rënë 20-vjeçari Salvatore di Tella, i cili po kryente manovrat bashkë me Lorion kur dy mjetet u përplasën.
Sipas policisë, mjetet kanë qenë të rregullta ndërsa aksidenti ka ndodhur jashtë perimetrit të sigurisë.